“Të vijë turp, i pafytyrë” Rama sherr me komentuesit në Facebook

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe njëherë debatit për taksën në Rrugën e Kombit. I ngacmuar nga komentuesit në Facebook, Rama ka reaguar duke deklaruar se taksa është detyrim për shqiptarët në të dyja anët e kufirit, për të mirëmbajtur rrugën.

Debati për taksën në Rrugën e Kombit vijon si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Opozita në Shqipëri e kundërshton, pasi e cilëson si zhvatje të dytë për qytetarët, ndërsa në Kosovë thuajse të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore e kanë kundërshtuar duke e quajtur të tepërt.

Por Rama duket i vendosur për të vijuar përpara me idenë, ndërsa koncesionari pritet që brenda datës 15 prill të fillojë zyrtarisht të mbledhë taksën.