Taksa e rrugës së Kombit/Kosovarët zgjedhin të kalojnë fundjavën në Maqedoni

Rradhë të gjata makinash ka pasur në kufirin Kosovë-Maqedoni, respektivisht në pikën kufitarë në Han të Elezit.
Duket si një “hakmarrje” e kosovarëve për ta kaluar fundjavën në Shkup dhe vende të tjera si pasojë e vendimit që qeverisë shqiptare për taksën e vendosur në “Rrugën e Kombit”.
Përveç makinave është mësuar që edhe shumë autobusë të linjës për në Shqipëri kanë mësynë drejt kësaj pike kufitare.
Ky vendim i marrë nga qeveria Rama ka hasur kundërshtime të shumta sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonat përreth të cilat e përdorin më shpësh rrugën, të cilët zhvilluan edhe një protestë, kundër këtij vendimi.