“QYTETARI DIXHITAL” LË LEKËT NË BIXHOZ, ANKOHET TE BERISHA: NË BOTË TË KTHEJNË 80% TË SHUMËS

Një denoncim i rrallë ka mbërritur në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha.

Një qytetar dixhital ankohet se kompanitë e lojërave të fatit në Shqipëri nuk kthejnë pas 80% të shumës së lënë nga klienti siç ndodh në shumë vende të botës.

Ai i shkruan Berishës se makineritë janë gjithashtu të pa vulosura nga Ministria e Financave, dhe këtë e ka verifikuar vetë në terren në Durrës e Tiranë.

Mesazhi i plotë:

Ja se si vidhen qytetaret nga Arben Ahmetaj me lojrat e mekatit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor me lojerat e bizhosit ka nje problem.Pasi pashe njoftimin tend ne fcb,gjeja e pare qe bera,Navigova ne internet dhe konstatova qe ne cdo vend te botes ku funksionon ligji,makinat e bizhosit i rikthejne lojtareve 80%100 te shumës qe luhet, dhe çdo makine eshte e matrikulluar dhe vulosur nga ministria e financave sic vuloset nje objekt i kategorise maksimale.Por ministria dhe qeveria aktuale nuk ka asnje interes te kontrolloje dhe katalogoje cdo makine bizhosi te republikes se (bananeve)sepse mund ti vjele privatisht keto kazino dhe duke i perdorur pronaret e tyre si financues te fushatave elektorale.Ne kete moment qe po te shkruaj kam verifikuar kazinot ne durres dhe tirane dhe asnjera nga kazinote nuk i ka makinat e bizhosit me vule te ministrise te financave.Turp.”