“Policia e Shtetit i jep përfundimisht ish-efektivit motorin me të cilin patrulloi për 22 vite”

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka vendosur ti rikthejë motorin e policisë ish-efektivit, Xhemil Haluli, i cili tashmë ka edhe certifikatën e pronësisë.
Ka qenë ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili vendosi që Xhemil Halulit pas 45 viteve shërbim në polici t’i dhurohej në ceremoninë e daljes në pension mjeti më të cilin patrulloi për të paktën 22 vite.
Por, shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti firmosi një shkresë më 16 mars të këtij viti, ku kërkoi kthimin e motorit pasi në të kundërt Xhemil Haluli do përballej më një gjobë të majme.
Shkak për këtë sipas Ahmetit është bërë shkelja e procedurave ligjore nga paraardhësit e tij dy vite më parë kur ia dhuruan ish-policit rrugor.
Ndërkohë me ndërhyrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë u përpilua dokumentacioni i rregullt që mjeti të kalonte përfundimisht në pronës të Xhemil Halulit.