Nuk ndalet Donald Trump, shkarkon një tjetër ministër me Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës Donald Trump ka njoftuar përmes Twitter-it një tjetër zëvendësim në administratën e tij: “Ndihem i lumtur t’iu njoftoj se kam ndërmend të emëroj admiralin Ronny L. Jackson, si sekretar të ri për veteranët e luftës”, shkruhet në postimin, që nënkupton largimin e David Shulkin që e kishte drejtuar deri tani dikasterin, por zëvëndësimi i të cilit kishte kohë që shihej si i mundshëm nga thashethemet e shumta.

Shulkin është ministri i dytë që Donald Trump zëvendëson në qeverinë e tij, pas dorëheqjes së sekretarit për Shëndetësinë.

Në të dyja rastet ishin shfaqur polemika të karakterit etik për shpenzimet për udhëtimet e kryera nga ministrat.

Trump ka caktuar Jackson, që është aktualisht mjeku i tij në Shtëpinë e Bardhë, për të zëvendësuar Shulkin.

Pak kohë më parë Trump kishte shkarkuar po me Twitter edhe Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson.