”Ka dhënë dorëheqjen Lulzim Basha? Duhej të ishte në Kalimash të priste sa të ngjallej Krishti”. Anëtarja e PD thumbon kreun e opozitës

Ish-zëvendës-ministrja e Jashtme në kohën e qeverisjes së PD-së, Edith Harxhi ka reaguar pas protestës në “Rrugën e Kombit” kundër pagesës që është vendosur nga qeveria e Edi Ramës. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale anëtarja e kryesisë së PD i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës të zgjohet dhe të reagojë pasi deri tani nuk ka asnjë reagim nga si.

Statusi i Edith Harxhit në Twitter A e di njeri ku eshte Kryetari i PD? Mos ka dhene gje doreheqjen? Nese po ka gjetur diten e gabuar, sot duhet te ishte ne Kalimash…te priste deri te henen sa te ringjallej Krishti.