“Gulenistët”, Erdogan-Haradinajt: Do japësh llogari!

Presidenti turk Erdogan ka reaguar ndaj kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, i cili shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm dhe kreun e AKI në Kosovë.

Teksa fliste në një mbledhje, ai e quan Haradinajn përgjegjës për shkarkimin e tyre, dhe i bën thirrje kosovarëve ti kërkojnë llogari.
“Kryeministri i Kosovës i largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”, është shprehur Erdogan në një takim të partisë së tij.
“Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”, vijoi më tej kreu i shtetit turk.