Flamuri shqiptar në kryqëzimin e Krishtit?

Sot është e Premtja e Zezë, dita kur kujtohen Mundimet dhe Vdekja e Jezu Krishtit i cili, të tretën ditë pas vdekjes që përkon me të Dielën e Pashkës u ngjall sërishmi.

Nga kryqëzimi i Krishtit ka me qindra dëshmi të lëna nga kronikanë të ndryshëm, por më kryesoret janë ata që ungjilltarët kanë shkruar në Besëlidhjen e Re.

Sipas Mateut, Atëherë, e gozhduan në kryq dhe me short i ndanë ndër vete petkat e tija. Pastaj ndenjën dhe e ruanin. Mbi krye ja vunë shkresën e arsyes së dënimit: “Ky është Jezusi, mbreti i judenjve.” Bashkë me të kryqëzuan dy cuba, njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë.

Sipas Markut, ishte ora tre kur e kryqëzuan.

Sipas Lukës, Jezusin e kryqëzuan… e Jezusi lutej “Fali o Atë se nuk dinë ç’bëjnë”.
Por një pikturë që tregon Kryqëzimin e Krishtit, me piktor Michele da Verona e cila daton në vitin 1501, me dimensione 335×720 cm, pranë njërit prej cubave që janë kryqëzuar me Krishtin, atij në të majtë, gjendet flamuri i kuq me shqiponjën dykrenare në qendër.
Ç’punë kishte ky flamur aty? Nga/Konica.al