Dhuna në Rrugën e Kombit, Doda: Mosbindje civile! Opozita duhet të reagojë

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda e ftuar në studion e Report Tv për të komentuar protestën që degjeneroi në dhunë në Rrugën e Kombit deklaroi se taksa është e lartë. Ajo tha se në këtë rast mund të ishte zgjidhur gjithçka përmes një referendumi lokal, ndërsa shtoi se Rama po e diskriminon këtë zonë, pasi fillimisht i hoqi nga ndihma ekonomike dhe më pas u vendosi taksën për rrugën.

“Ajo që me shumë vështirësi u arrit, po rrezikon që të shkrihet. Ka pasoja shumë të mëdha ekonomike, politike dhe njerëzore. Mirëkuptoj një pagesë, një euro, apo një mijë deri në dy mijë lekë të vjetra. Nuk ka mundësi që 70 km të kushtojnë 10 euro. Mendoni të gjithë pushuesit sa shtohet shifra e shpenzimeve të tyre. Kjo është kriminale, Kukësi dhe Dibra janë zonat më të varfra, i hoqi nga asistenca, u vendosi edhe këtë taksë, por duhej një qasje ndryshe ndaj kësaj zone. Sot shkopinjtë e gomës vërshonin mbi të moshuarit, nuk ishte protestë e thirrur nga partitë, por nga njerëzit të cilëve u ka shkuar thika në palcë. Sot Basha dhe Kryemadhi duhet t’i dërgojnë grupet parlamentare në Kukës. Opozita t’u dalë zot hallexhinjve. Nëse ka një moment që duhet të ishte implementuar do të ishte tani për referendum lokal. Vendim diskriminues, i padrejtë dhe shton varfërinë. Këtu lind e drejta e mosbindjes civile, pasi preket e drejta e tyre. Opozita të mos flejë gjumë. A do të tërhiqet Rama? Ai bën sikur është shumë trim, por po e ndanë Shqipërinë për gjysmë. Rama i ka hyrë lehtë kësaj historie”.

Prononcimi i Mesila Dodes ne studion e Report Tv