Artan Fuga: projektligji në zyrat e Ministrisë së Arsimit është një farsë elektroraliste

Artan Fuga një nga iniciatorët e parë që ngriti problemin e reformimit në Akademinë e Shkencave deklaran për “Shqiptarja,com” se nuk ka marrë pjesë në grupet e diskutimeve për projektligjin e ri. Ndërkohë ai ka reaguar ashpër pas prezantimit të këtij projekkligji. Në një status të tijin në facebook Fuga shkruan: “Përse ka degraduar Akademia e sotme e Shkencave?

Përse projektligji i komisionit ngritur në zyrat e Ministrisë së Arsimit është një farsë elektoraliste dhe e rrënon tërësisht institucionin?

Të pabërat dhe bëmat e Akademisë së Shkencave do t’i rrëfej gradualisht, që të mos tronditen! Bëj kujdes nga ana njerëzore!
Më tej Fuga Shkruan “Po ashtu edhe mendimin tim se si duhet reformuar Akademia e Shkencave që të mos i hajë bukën dhe t’i derdhi kupën këtij vendi! Mos kenë merak ata që lart e poshtë nëpër televizione bërtasin se unë vetëm kritikoj, por nuk propozoj.

Dhe kush e thotë? Ata që vetëm aprovojnë dhe pastaj hedhin poshtë atë që e kanë brohoritur.